Margariti: Turqia është bashkuar fizikisht me Shqipërinë për rindërtimin e shtëpive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një mbledhje të jashrtëzakonshme të qeverisë ka deklaruar se duhet të nisë sa më shpejt shembja e pallateve të rrezikshme dhe prej andej të nisë ndërtimi i lagjeve të tjera me parametrat dhe standardet e duhura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë ka deklaruar se duhet të nisë sa më shpejt shembja e pallateve të rrezikshme dhe prej andej të nisë ndërtimi i lagjeve të tjera me parametrat dhe standardet e duhura.

“Në Laç do të fillojmë shembjen e atyre godinave, nuk kemi çfarë presim më. Të gjitha pallatet që vizitova unë, pallatet e revolucionit demokratik duhet të shemben dhe të gjithë atyre duhet t’u bëjmë shtëpi të reja pa diskutim. Që të kemi edhe në Laç një lagje krejt të re të re të ndërtuar me parametra të tjerë në të gjithë atë zonë. Kështu që filloni menjëherë shembjen e atyre pallateve, komunikoni me banorët për të marrë çfarë ka brenda, ndihmojini që t’i marrë gjërat që kanë brenda në qoftë se nuk ka probleme rrezikshmërie për të qenë të sigurt 100%, nxirrjani gjërat që kanë brenda dhe filloni shembjen e pallateve. Të gjithë ato pallate problematike në atë zonën që vizituam do të pastrohet, e gjithë ajo zonë do të bëhet një lagje e re e Laçit. Të fillojmë menjëherë”, – u shpreh Rama.

Ai informoi po ashtu se “…Ne kemi mundësi dhe është në komunikim, tani është thjesht çështja që të krijojmë hapësirë pune me agjencinë shtetërore të strehimit të republikës së Turqisë, që ai premtimi i Presidentit i Turqisë për 500 shtëpi të fillojë të realizohet. Dhe aty faktikisht kemi bllokun më kompakt dhe kemi hapësirën më të mundshme për të vepruar tani që flasim. Ndërkohë tek këto hapësira e Tiranës, e Durrësit na duhet që të planifikojmë, bëjmë, është pak më e komplikuar sepse aty ka nevojë për shumë infrastrukturë. Na duhet më shumë infrastrukturë ndërkohë që në qytetin brenda në Laç infrastruktura është aty, ajo pamja e infrastrukturës, kanalizimeve ujësjellësa etj mund të ketë nevojë për t’u përmirësuar por është aty. Kurse në zonat ku do të ndërtojmë në Tiranë e Durrës s’ka asgjë, janë vetëm ferra”.

Nga ana tjetër, Turqia është solidarizuar me Shqipërinë duke ofruar ndërtimin e 500 banesave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margaritipriti në një takim ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ku në fokus të këtij takimi ishte procesi i rindërtimit të banesave për të prekurit nga tërmeti. Ajo falënderoi Turqinë, e cila është e para që i është bashkuar fizikisht Shqipërisë për rindërtimin e shtëpive të reja për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm, duke sjellur grupe ekspertësh pune për ndërtimin e 500 banesave të reja nga qeveria turke.

“…Ne po fillojmë të ecim shpejt për të krijuar idenë e skenarëve dhe mendojmë që kjo është e nevojshme. Ne do e çojmë përpara me përkushtimin të gjithë mbledhjen e informacionit dhe skenarëve të ndryshëm për rehabilitimin dhe për vendosjen e personave në një strehë të sigurt. Nga vizitat që janë bërë në terren është diskutuar kryesisht për hapësirat të cilat janë pronë shtetërore dhe duam që kjo të kthehet në një mundësi zhvillimi sa më të shpejt dhe po fokusohemi tek ato hapësira që e lejojnë më shpejt ndërhyrjen’, tha Margariti.

Ambasadori Yoruk u shpreh se, “Shteti i Turqisë ka përvoja në fatkeqësitë e tërmeteve dhe e dimë shumë mirë psikologjinë që krijohet në momente të tilla. Direkt pas tërmetit të 26 nëntorit pas udhëzimeve të Presidentit tonë gjithë institucionet e Turqisë janë mobilizuar në këtë situatë. Pas kësaj fatkeqësie shumë institucione turke si Gjysmëhëna turke, TIKA direkt janë ulur në terren. Jemi mobilizuar për të ndihmuar popullin mik shqiptar me gjitha mundësitë që ne kemi”.

“Javën e kaluar Presidenti ynë foli për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri. Direkt mbas udhëzimeve një ekip nga enti i banesave në Turqi erdhën në Shqipëri. Jemi në fazën ku kemi filluar të përcaktojmë hapësirat e mundshme ku mund të bëhen këto ndërtime”, tha Yoruk.

Ndërsa, zv/presidenti i Administratës së Zhvillimit të Strehimit Publik të Turqisë , Mustafa Levent Sungur, është shprehur se “shteti turk është i gatshëm t’u vijë në ndihmë të prekurve sa më shpejtë”.

“Jemi në përfundim të dizenjimit të projektit për ndërtimet e godinave, fillimisht në zonën e Laçit. Po kryejmë të gjitha proceset për fillimin e punimeve në këto zona, gjithmonë, duke respektuar arkitekturën vendore. Shpreh falënderimin tim për ministren dhe ekipin e saj, për ndihmën e plotë që na ka dhënë këto ditë. Kemi marrë udhëzime që të fillojmë me zonën e Laçit dhe po punojmë për studimin dhe përmirësimin e terrenit atje. Më pas do të vijojmë me ndërtimin e godinave të tjera, atje ku do të përcaktohen”, u shpreh Sungur.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Samitin e NATO-s në Londër, që kishte në fokus adresimin e disa çështjeve, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, kontrollin e armëve dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Rama, në një prononcim për mediat pas fjalës së tij në samit, duke iu referuar situatës pas tërmetit të 26 nëntorit tha se ka kërkuar organizimin e një konferencë donatorësh.
Ai në lidhje me situatën pas tërmetit në Shqipëri, tha: “U ndjeva u inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni, por edhe të interesuar të dinin më shumë”.“Kam diskutuar me partnerët evropianë, kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, me kancelaren e Gjermanisë, me kryeministrin e Holandës dhe me një sërë liderësh të tjerë. Kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshirë dhe interesuar, pa diskutim kryeministri Conte, po kështu edhe kryeministri i Kanadasë. Me presidentin Trump kemi folur, me presidentin Erdoğan kemi folur dhe të shikojmë tani më tutje, por qëllimi është për të organizuar një konferencë të madhe donatorësh dhe kjo ka qenë ajo që unë kam kërkuar. Reagimet e para janë pozitive”, u shpreh Rama.
Pjesë e delegacionit të Shqipërisë në këtë samit ishte edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajdhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjatë takimeve në Londër, zyrtarët e lartë të Shqipërisë, kanë diskutuar edhe për situatën pas tërmetit në disa zona shqiptare.

Tërmeti me magnitudë 6,3 ballë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi  persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulture, shkolla, objekte të institucioneve e të tjera.