“Marca”: Zidane nuk llogarit në 13 lojtarë të Realit

Zidane planifikon të lirojë nga ekipi i tanishëm 13 lojtarë për të cilët nuk do të llogarisë në sezonin e ardhshëm

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, planifikon të lirojë nga ekipi i tanishëm 13 lojtarë për të cilët nuk do të llogarisë në sezonin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se në këtë listë të lojtarëve janë Keylor Navas, Reguilon, Vallejo, Theo Hernandez, Ceballos, James, Odegaard, Llorente, Kovaçiç, Oscar, Bale, Mayoral dhe Raul de Tomas.

Përveç tyre, në pikëpyetje janë edhe Brahim Diaz, Isco, Vazquez dhe Mariano Diaz.

“Marca” thekson se në Real me siguri do të vijë Eden Hazard, ndërsa në objektiv janë edhe Paul Pogba, Miralem Pjaniç si dhe Christian Eriksen dhe Luka Joviç.

Deri në fund të La Ligës ka mbetur vetëm një xhiro, pas të cilës kampioni i Evropës do të niset në përgatitje më të madhe pas një sezoni të dështuar.