Manastirliu përcjell lajmin e mirë, një nga pacientët po shërohet!
Tamponi i parë i pacientit ka rezultuar negativ, dhe pritet të bëhen testimet e radhës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook ka dhënë lajmin e mirë se një nga pacientët e infektuar me Covid-19 po nis rrugën drejt shërimit.
Pacienti po kurohet momentalisht në Spitalin Efektiv QSUT. Tamponi i parë i pacientit ka rezultuar negativ, dhe pritet të bëhen testimet e radhës. Gjendja e tij do të mbahet nën monitorim.
Mesazhi:
Lajm i mirë🙏🏼
Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅
Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!
#Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼
/E Përditshmja