Man. Unitet po përgatit një tjetër sulm për “yllin” e Tottenhamit

Sipas ESPN, Manchester United do të insistojë edhe një herë gjatë merkatos së verës për blerje e sulmuesit aktual të Tottenhamit, Harry Kane.

Ky medium siguron se trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, ka kërkuar përforcime në sulm dhe se drejtuesit e klubit e kanë vendosur anglezin si objektivin numër 1 në listën e transferimeve.

Nëse nuk mbyllin me numrin 10 të Tottenhamit, Man. United do të ketë si objektiv Benjamin Seskon nga RB Salzburgu dhe Victor Oshimen nga Napoli.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” po tentojnë të nënshkruajnë edhe me sulmuesin e Besiktasit, Wout Weghorst për të mbuluar sulmin.