Mal i Zi/ S’ka fitues në raundin e parë, ja kandidati që rivalizon Milo Gjukanoviçin

Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 19 mars në Malin e Zi, nuk sollën fitues në raundin e parë. Presidenti aktual, njëherësh kandidatii Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç do të përballet në raundin e dytë me kandidatn e Lëvizjes Evropa, Jakov Milatoviç. Gjukanoviç arriti të sigurojë 35.2% të votave, por ky rezulat ishte i…

Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 19 mars në Malin e Zi, nuk sollën fitues në raundin e parë.

Presidenti aktual, njëherësh kandidatii Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç do të përballet në raundin e dytë me kandidatn e Lëvizjes Evropa, Jakov Milatoviç.

Gjukanoviç arriti të sigurojë 35.2% të votave, por ky rezulat ishte i pamjaftueshëm për të siguruar fitoren që në raundin e parë, shkruan Vijesti.

Ndërkaq, rivali i Gjukanoviçit, Milatoviç ka siguruar 29.2% të votave.

Raundi i dytë do të zhvillohet 14 ditë pas datës së zgjedhjeve, pra më 2 prill.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.154 qytetarë malazezë.