Makinat elektrike shumë shpejt do të kushtojnë aq makinat me karburant

Shitjet e automjeteve elektrikë, duke përfshirë edhe automjetet plug-in hibrid, do të rriten nga 2 milion njësi në 2018-ën në 4 milion njësi në 2020-ën.

Makinat elektrike do të kenë çmim të njëjtë me ekuivalentët me naftë dhe benzinë, për afërsisht dy vite.

Kostoja e mbajtjes së një makine elektrike do të jetë në një nivel me atë të një makine të fuqizuar në mënyrë konvencionale. Kjo do të ndodhë maksimumi deri në vitin 2024, por mund të fillojë që në vitin 2021.

Shitjet e automjeteve elektrikë, duke përfshirë edhe automjetet plug-in hibrid, do të rriten nga 2 milion njësi në 2018-ën në 4 milion njësi në 2020-ën.

Numri i shitjeve të automjeteve elektrikë në 2018-ën ishte sa dyfishi i numrit të shitjeve në 2017-ën. Prandaj me këtë ritëm rritjeje, pritet që makinat elektrike të zënë 70% të tregut të makinave në vitin 2030.