Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në vendin e quajtur kthesa e ‘Labidarit’, në Librazhd.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë.
Në mjet kanë qënë 3 persona, prej të cilëve njëri është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Dy personat e tjerë kanë marrë vetëm disa lëndime të lehta.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.