Luftëtari e shkarkon, Ahmataj: Asnjë komunikim zyrtar me shkrim

Skuadra e Luftëtarit ka vendosur në mënyrë të befasishme të shkarkojë trajnerin Julian Ahmataj, e së bashku me të edhe zëvendësin e tij, Neritan Novi.

Skuadra e Luftëtarit ka vendosur në mënyrë të befasishme të shkarkojë trajnerin Julian Ahmataj, e së bashku me të edhe zëvendësin e tij, Neritan Novi.

Për një afat dyjavor janë pezulluar gjithashtu edhe futbollistët titullarë, Albano Aleksi dhe braziliani Xhekson. Arsyeja duket të jetë humbja e ndeshjes së dytë ndaj Tiranës, që solli eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Një ndeshje që ka një javë që ka përfunduar, ndaj ky vendim duket tepër i çuditshëm dhe dyshues për të qenë një argument i tillë.

Gjithsesi, i kontaktuar nga Top Channel, trajneri Julian Ahmataj thekson se nuk ka asnjë vendim dhe as komunikim zyrtar me shkresë për këtë lajm, i cili qarkullon si një shkresë e klubit gjirokastrit,raporton Top Channel.