9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Lirohen nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit/ Për shumicën detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu.

Prokuroria kërkoi për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë të tjerë “Arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi për shumicën “Detyrim paraqitje” dhe për pjesën tjetër asnjë masë. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën ishin të pranishëm Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi, si mbështetës të grupit të Berishës.

Ndërsa nga pala e Lulzim Bashës ka shkuar Gazment Bardhi me grupin e tij.
Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.

Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat. Menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme