Libri “Atë natë në Kuvend” për 15 korrikun në Turqi publikohet në 9 gjuhë

Libri “Atë natë në Kuvend”, që shpjegon tentativën tradhtare të grushtshtetit në 15 korrik 2016 në Turqi nga ana e organizatës terroriste gyleniste, me një dimension xhepi, i shpjegon botës se çfarë ndodhi atë natë në 9 gjuhë, përfshi edhe shqipen…

0

Libri “Atë natë në Kuvend”, që shpjegon tentativën tradhtare të grushtshtetit në 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste, përgatitur nga deputeti i asaj kohe i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Nexhdet Ynyvar (Necdet Ünüvar), me një dimension xhepi i shpjegon botës se çfarë ndodhi atë natë në 9 gjuhë.

Prof.Dr. Ynyvar, që është anëtar i Këshillit të Politikave të Shëndetësisë dhe Ushqimit në Presidencë, shkroi në një libër ato që ndodhën në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë natën e 15 korrikut duke përdorur edhe reportazhet dhe fotografitë e deputetëve, që ndodheshin atë natë në kuvend.

Ai tha se pas dy botimeve të publikuara nga ana e Kuvendit të Madh Popullor, ky libër u publikua edhe nga ana e PTT-së në Turqisht dhe anglisht, por për shkak se u bë shumë i rëndë shpërndarja e tij u bë e vështirë.

Ynyvar bëri të ditur se nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe koordinim libri u përkthye dhe u botua në turqisht, anglisht, arabisht, shqip, gjermanisht, boshnjakisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht dhe u dërgua në misionet e huaja të Turqisë, shkruan TRT.

“Në librin e publikuar nga ana e TIKA-s zë vend edhe shkrimi i Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), heroi të vërtetë të asaj nate. Gjithashtu u shtua edhe kronologjia e asaj nate e përgatitur nga Agjencia Anadolli (AA) në turqisht, anglisht dhe arabisht. Kështu që synimi i librit “Atë natë në Kuvend” prej 80 faqesh dhe në dimensionin e xhepit është që t’i shpjegohet pothuajse gjithë botës se çfarë u jetua në Kuvend natën e tentativës tradhtare. Lexuesi mund të lexojë këtë libër në gjuhën e tij, mund ta transportojë lehtë pasi është 190 gram ose duke përdorur “barkodin” mund ta lexojnë nëpërmjet telefonit ose kompjuterit portativ”, tha Nexhdet Ynyvar.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.