Lezhë/ Qytetarët thyejnë rregullat, nga të gjitha moshat nëpër rrugët e qytetit

Qytetarët e Lezhës po tregohen të pabindur për sa i takon urdhrit të dhënë për qëndrim në shtëpi në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

 

Në rrugët e qytetit vihet re një lëvizje e madhe e njerëzve në këmbë por edhe me biçikleta. Më e keqja është se vihen re që nuk zbatohet edhe distanca mes tyre.

Një pjesë e bizneseve  kanë hapur sot aktivitetin e tyre duke u kthyer në një arsye më shumë që njerëzit të dalin dhe të thyejnë karantinën.