Lajçak sot në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të enjten në Kosovë.

Destinacioni i tij fillestar ishte Beogradi, për të planifikuar vizitë edhe në Prishtinë, të cilën të mërkurën e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pasi Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Ky i fundit, të mërkurën ka deklaruar se “dëshiron sa më shumë bisedime me Kosovën”.

Por, kërkon që përmbajtja e dialogut të jetë kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Diçka të cilën kreu i ekzekutivit kosovar është deklaruar i prerë që nuk do ta bëjë. 

Kjo pasi marrëveshje si e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo, në Beograd thonë se “Kosova ka qasje jokonstruktive në dialog”.

Megjithatë, jo më larg se shtator Serbia afroi mjetet ushtarake aty; pranë kufirit me Kosovën.

Gjithashtu, disa herë presidenti serb ka kërcënuar Kosovën me luftë nëse nuk largohet nga zbatimi i reciprocitetit me targa.

Një marrëveshje e përkohshme në Bruksel ishte arritur ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ato takime kryenegociatorësh në pjesën më të madhe të rasteve mbarojnë me një fotografi pranë Miroslav Lajçakut të postuar në Twitter. /Shqip.com