Reforma e pagave ka marrë dritën jeshile edhe në Kuvend.
Me 97 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancën plenare Projektligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi””.
Nga miratimi i këtij ligji pritet të përfitojnë 130 330 punonjës të administratës, si dhe 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin.
Me 93 vota Kuvendi miratoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. Miratimi i ligjit kërkonte shumicë të cilësuar 84 vota.
Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, që i hap rrugë rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat mori 95 vota pro, 3 kundër, 5 nuk morën pjesë.