Kuvendi i Kosovës pritet të marrë vendimin për shpërndarjen e legjislaturës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin sot vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues katër vjeçar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin sot vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues katër vjeçar.

Shpërndarja e kuvendit, një propozim që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, në 19 korrik, u parashikua me një seancë të jashtëzakonshme e cila do t’i mundësonte Presidentit, Hashim Thaçi, shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Top Channel.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e parlamentit mund të realizohet me dy të tretat e votave të deputetëve, që do të thotë 80 vota. parlamentare. Subjektet politike ne vend i kanë nisur ndërkohë bisedimet për koalicione parazgjedhore.

I pari i tyre u nënshkrua mes AAK-së së Haradinajt dhe Partisë Social Demokrate PSD, të udhëhequr nga kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Haradinaj deklaroi se partia e tij, është e hapur edhe për partnerë të tjerë. LDK-ja, partia më e madhe e opozitës, e ka bërë tashmë të qartë se do të garojë e vetme në zgjedhje, edhe pse mbetet e hapur për koalicione post-zgjedhore, duke përjashtuar këtu Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me të cilën, sic kujton DW, ka qeverisur deri në vitin 2017.

E vetmja do të garojë dhe PDK-ja, që gjithashtu nuk i përjashton koalicionet pas zgjedhore, përveç atyre me Lëvizjen Vetëvendosje.

Analistët politikë mendojnë se partitë politike në Kosovë nuk ndihen të sigurta në votat e tyre, prandaj hyjnë në koalicione.