Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Silvio Berluscon,i i cili u nda nga jeta 3 ditë më parë.
Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ligjvënësit shqiptarë u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për ish-kryeministrin italian.
Nikolla tha se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.