Kush tha se Koronavirus nuk prek të rinjtë? Vdes 34-vjeçari!

Vdes nga koronavirusi 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar që rezultoi testoi pozitiv ndaj koronavirusit pasi vizitoi Disney World dhe kaloi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angelesit në fillim të këtij muaji, ka ndërruar jetë në një spital të Pasadenës.

Identitetin e të riut zyrtarët nuk e bënë publik por mediat vendase thonë se quhet Jeffrey Ghazarian, dhe se kishte qenë për një javë i intubuar. Ai pat vuajtur në fëmijëri prej astmës dhe bronshitit, megjithatë kishte kohë që nuk përdorte inhalator. Në 2016-tën, kishte arritur të mposhte kancerin pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas të motrës, 34 vjeçari udhëtoi në 2 mars nga Los Angelesi në Orlando, dhe ishte mëse i shëndetshëm.

“Im vëlla vuajti shumë dhe luftoi shumë”, ka shkruar ajo. Për gjashtë ditë me radhe, e motra kishte përcjellë në Facebook informacione mbi gjendjen e tij që po vinte në përkeqësim. Të dielën, ai I kishte dërguar mesazh:

“Thuaja shokëve”. Sipas saj, i vëllai u konfirmua me koronavirus në 13 mars; një ambulancë e mori dhe e dërgoi në repartin e urgjencës. Mëngjesin e ditës tjetër, skaneri tregoi se 60% deri në 70% të mushkërive, i kishte të bllokuara.