Kthehet nga Greqia! Babai i Aldi Ramës merr pjesë në ceremoninë mortore në Durrës

Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00 në qytetin e Durrësit, pasi aty banon dhe nëna e 21-vjeçarit.

Babai i Aldi Ramës është kthyer nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00 në qytetin e Durrësit, pasi aty banon dhe nëna e 21-vjeçarit. Babai i 21-vjeçarit ka deklaruar në një intervistë se djali i tij jetonte me pensionin e gjyshit në Lezhë ndërsa vetë ai në Greqi. Prej 10 ditësh ai nuk ka pasur komunikim me të birin, tha i ati gjatë intervistës.

‘Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali. Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti’– është shprehur i ati.

Nëna e Aldi Ramës është ajo e cila ka hapur dyert e mortit në Durrës për të përcjellë djalin e saj për në banesën e fundit.