Po vijon numërimi i votava për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teksa janë numëruar 376 qendra votimi nga 941 në total, kryeson Partia Socialiste me 48.79% të votave, ose 55401 vota. Të përkthyera në mandate PS deri më tani ka siguruar 33 mandate.
Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 24.02% të votave, ose 27276 vota. Numri i këshilltarëve që ka siguruar deri tani ky koalicion është 16.
Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka siguruar 7547 vota, ose 6.65%. Shifra të cilat përkthehen në 4 mandate.
3 mandate ka fituar deri më tani Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Forcë politike e cila ka siguruar 5352 vota, ose 4.71% të votave totale.
Nga 1 mandat kanë siguruar në këshillin e ri të Tiranës Partia Republikane e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehut dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.