Kryeprokurori Lumezi takon ambasadorin turk në Kosovë

Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Sakar, kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve turq në Kosovë si dhe për rritjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata nga Kryeprokuroria, kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Sakar me punën dhe funksionimin e sistemit prokurorial, në veçanti të Prokurorit të Shtetit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij në forcimin e sundim të ligjit.

Poashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Sakar, kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve turq në Republikën e Kosovës si dhe për rritjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke në luftimin e dukurive dhe veprave të ndryshme kundërligjore.

Ndërkaq, ambasadori Sakar ka vlerësuar punën e të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, me ç’rast ka konfirmuar mbështetjen e shtetit që përfaqëson në forcimin e sistemit prokurorial.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi ka falënderuar Ambasadorin, Sakar, për ndihmën që shteti turk në vazhdimësi e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.