Kryeministri Rama prezanton sot planin e masave për përballimin e krizës energjitike
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike ndërsa sot pritet të bëjë publik planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë…

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike ndërsa sot pritet të bëjë publik planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë.
Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.
Sipas këtij vendimi, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një konferencë njoftoi se sot do të bëjë planin për të përballuar situatën e krizës energjetike.
“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumentet financiare, qoftë me instrument të natyrës administrative. Me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik”, tha Rama.