Kryeministri britanik vendos këmbët mbi tavolinë në takimin me Macron

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u fotografua me këmbën e ngritur mbi tryezë gjatë një takimi me presidentin francez, Emanuel Makron, në Pallatin Elize të Francës.

Ky ishte një takim i rëndësishëm, për shkak se do të diskutohej edhe dalja e Britanisë nga BE-ja, transmeton Top-Channel.

Komentuesit në rrjete shoqërore e quajtën Xhonsonin të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”.

Megjithatë, një video e shfaqur pak më vonë tregoi se dy udhëheqësit ishin në fakt duke bërë shaka me njëri-tjetrin në atë çast.