Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me të, ndërsa theksoi se ai bëri rolin e gjykatësit.
Përballë gazetarin Blendi Fevziu Ahmetaj tha se Rama ka të drejtë për faktin se secili ka përgjegjësi personale, por shtoi se kurrë nuk i ka kërkuar ndihmë kryeministrit.
“O Blendi, unë nuk kam nevojë për të më sponsorizuar ato udhëtime. Ti më njeh. Nuk kam udhëtuar kurrë me të. Nuk kam pasur kurrë kartën e tij në dorë. Ai është mercenar. Tani gjërat po trupëzohen për të vërteta. E di cca ka thënë ky djali që ti i referohesh, ka shkruar në portalin e tij që unë dhe Erjola te shtëpia në plazh ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Të më thonë mua familjet shqiptare nëse ka ndonjë gazetar apo burr…..Blend Fevziu, sulmi nuk është fakt, por është fakt i mercenarit. Nuk është asgjë e vërtetë. Po të jap autorizim, se skam kohë të merrem me këto. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga 98-ta fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve ta bënin atë që kam bërë unë…Si kam kërkuar Ed Ramës ndonjëherë ndihmë. S’do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin, ai të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm. Kam një rekord kur ka qenë dhe Fino prezent, i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë. Me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare, ti e di. Por dhimbja për një koleg është e madhe. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë, që përgjegjësia është individuale.”, tha ai.