“Krimi më i egër në Europë pas Luftës II Botërore”, Balla: Më 11 korrik seancë të posaçme plenare për SrebrenicënLajme12 May, 2022 Pas debateve në seancë plenare, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi sërish përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me genocidin serb në Srebrenicë.Balla shkruan se më 11 korrik parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, ndërsa thekson se krimet e 1995 në Srebrenicë janë vlerësuar si genocid edhe nga Kombet e Bashkuara.“Më 11 korrik 2022, Parlamenti shqiptar do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për genocidin në Srebrenisë më 1995.Ne qëndrojmë krah familjeve të cilët humbën të afërmit e tyre. Kombet e bashkuara e kanë përshkruar Srebrenicën si krimin më të eger në Europë që nga Lufta e dytë Botërore dhe vrasjes në Srebrenicë janë klasifikuar si genocid nga Gjykata Ndërkombëtare për drejtësi dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë.” -shkruan Balla. Të Ngjashme Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar për tregun me shumicë të fruta-perimeve 7 Nov, 2024 Shqipëria dhe Kosova përgëzojnë zotin Trump 6 Nov, 2024 Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara 6 Nov, 2024