Kreu i OSHEE: Kemi konstatuar abuzim të energjisë elektrike me bimë narkotike dhe kriptomonedha

Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Kreu i OSHEE Ardian Çela tha se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.  “OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i…

Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Kreu i OSHEE Ardian Çela tha se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës. 

“OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15%. Kjo ka një raport me nivelin e humbjeve teknike. Për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 mln euro.

Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë është me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit.

Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”, tha ai.