Kremlini: Putini është i hapur për bisedime për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi krizën në Ukrainë, ka thënë Kremlini.

Mediat e huaja, raportojnë po ashtu se Kremlini ka thënë gjithashtu se arritja e qëllimeve të tij me mjete politike dhe diplomatike është “e preferueshme”, ndërsa ka shtuar se mundësinë e bisedimeve po e pengon pozicioni i Ukrainës dhe Perëndimit.

Në deklaratën e tij të fundit, Kremlini tha gjithashtu se po bën përparim në operacionet ushtarake rreth qytetit të minierave të kripës Soledar në Ukrainën lindore.

Dhjetorin e kaluar, Putin tha se Rusisë mund t’i duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së saj, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se rezultati i konfliktit duhet të jetë një “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.