Qerim Ismailaj, kandidati për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër do të shkojë për hetim të thelluar në prokurori.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Shtunë, datë 15 Prill 2023, ora 10:30.
Çështje për shqyrtim rishtas
1. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
2. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
3. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
4. Projektvendim “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesave të televizioneve “Report TV” dhe “News 24” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
6. Për vlerësimin e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 31 mars – 6 prill 2023.
Çështje të mbartura
1. “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.