Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.137, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.552.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.027 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.801.436 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 33 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.860, ndërsa numri i rasteve aktive është 555.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës. Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.