Kosovë, ministri Demiri viziton shkollën e Fondacionit Maarif në Prizren

Ministri i Zhvillimit Rajonal u informua nga zyrtarët e shkollës në lidhje me punët e saj, ndërsa shprehu kënaqësi për arsimin cilësor të ofruar nga Shkollat Maarif në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Rasim Demiri, vizitoi shkollën e Fondacionit Maarif të Turqisë në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Demiri në vizitën e tij u prit nga drejtori i fondacionit për Kosovën, Mesut Özbaysar, si dhe drejtori i shkollës në Prizren i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Kosovë (International Maarif Schools of Kosova), Ali Sedat Aslan.

Demiri u informua nga zyrtarët e shkollës në lidhje me punët e saj dhe vizitoi klasat, ndërsa shprehu kënaqësi për arsimin cilësor të ofruar nga Shkollat Maarif në Kosovë.

“Zbatimi i provimit gjatë pranimit të studentëve nga ana e Shkollave Maarif është tregues i punës së tyre të fokusuar në cilësi. Besoj se me këtë përkushtim, këto shkolla do të zhvillohen tutje çdo vit. Shpresoj se edhe në të ardhmen, sukseset tuaja vazhdojnë duke u rritur”, tha Demiri.

Ndërkaq, Özbaysar tha se përpiqen që në këto shkolla të nxjerrin nxënësit më të suksesshëm në Kosovë.

“Na gëzon fakti që ministri Demiri promovon dhe shpreh lëvdata për shkollën tonë gjatë vizitave politike dhe burokratike”, theksoi Özbaysar.

Ndryshe, gjithsej 530 nxënës ndjekin arsimin në shkollat në Prishtinë dhe Prizren të Fondacionit Maarif të Turqisë, të cilat filluan me punë në vitin 2017.