Kosovë, aktivitete me rastin e 107-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë

Me rastin e 18 marsit 107-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë dhe Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve, në Prizren të Kosovës u mbajt turneu i shahut dhe ekspozitë e pikturave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktiviteteve për 18 marsin, 107-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë dhe Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve, në aktivitetin e organizuar nga Kryesia e Delegacionit Përfaqësues Turk në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR), morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, deputetët Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, kryetari i Përgjithshëm i Partisë Turke të Lëvizjes Novatore (YTHP), Ertan Simitçi, kreu i delegacionit përfaqësues turk, kolonel Fatih Cansız, zv/komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjeneral major Enver Cikaqi, zv/konsulli i Turqisë në Prizren, Cenk Şen dhe shumë nxënës.Ministri Damka në një fjalim në ceremoni tha se me këto aktivitete që zhvillohet për të rinjtë do të vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën e Çanakkalasë.

Ai theksoi rëndësinë e organizimit të një turneu shahu pasi fitorja e Çanakkalasë u fitua me ndihmën e një strategjie të drejtë.”Në vitin 1915 në Çanakkala është kryer me të vërtetë një strategji shahu dhe ndoshta falë kësaj strategjie u fitua ajo betejë.

Nëse anija për shtrimin e minave ‘Nusret‘ nuk do të kishte shtruar 1 ditë më parë ato mina në mënyrë strategjike, ndoshta ai rezultat nuk do të arrihej. Për këtë arsye këto veprime strategjike do të jenë gjithmonë në jetën tonë. Përkujtoj me mëshirë dhe mirënjohje edhe dëshmorët që kemi dhënë si Kosovë në betejën e Çanakkalasë dhe dëshmorët që kemi dhënë në luftën e Kosovës”, tha Damka.

Kolonel Fatih Cansız tha Çanakkalaja është trashëgimi e përbashkët e Turqisë dhe Ballkanit.

“Përgjithmonë do të mbajmë me mirënjohje kurajon dhe kujtimet e çmuara të ushtarëve dëshmorë dhe veteranë të cilët erdhën në Çanakkala nga i gjithë Ballkani për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Anadoll dhe për të luftuar bashkë me ta si dhe për të luftuar trimërisht përkrah vëllezërve të tyre.

Ky kujtim i çmuar i vëllezërve tanë turq, shqiptarë, boshnjakë, goranë, romë dhe ashkali të Kosovës është një shembull unik në historinë mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Cansız.Ceremonia përfundoi me shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e suksesshëm në turneun e shahut dhe ekspozitën e pikturës.