Kosovë, 2 viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 2.405 mostra të dyshuara me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.528 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 234 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 62.782.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.405 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 254.568 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 209 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814.