Kosova bën të detyrueshme vendosjen e maskave kudo në hapësirat publike
Ministrisë e Shëndetësisë ka vendosur gjithashtu që institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë.

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që autoritetet të vendosin që maska të jetë e detyrueshme në ambientete publike.
Ministrisë e Shëndetësisë ka vendosur gjithashtu që institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë.
Masat e reja mbrojtëse ndaj koronavirusit në Kosovë janë;
🔴 Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë
🔴 Të reduktohet stafi
🔴 Të shtohen kontrollet nga inspektoratet
🔴 Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni
🔴 Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike
🔴 Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë./abcnews.al