Koronavirusi dhe eksperimenti më i madh në planet

Për disa të punësuar, si mësuesit që kanë zhvilluar klasa në mënyrë dixhitale për javë, puna nga shtëpia mund të jetë një makth.

Në zyrat e punës në të gjithë Azinë, tavolinat janë bosh dhe telefonat janë të qetë, pasi rajoni merret me një virus vdekjeprurës.

Në qendrat kryesore si Hong Kong dhe Singapori, dyqanet janë mbyllur, objektet publike janë të mbyllura, dhe ka pak njerëz që enden në rrethet zakonisht të ngjeshura financiare.

Përkundrazi, miliona njerëz janë mbledhur në apartamentet e tyre, në atë që mund të jetë eksperimenti më i madh në botë i të punuarit nga shtëpia.

Shpërthimi i koronavirusit të ri, i cili filloi në Vuhan të Kinës, në dhjetor, tani ka infektuar më shumë se 67,000 njerëz dhe vrau mbi 1.500, shumica dërrmuese në territorin e Kinës.

Rreth 60 milion njerëz në Kinë u vunë nën bllokim të plotë ose të pjesshëm në janar pasi qeveria u përpoq të kufizojë virusin. Kufizimet janë zbatuar edhe në shumë vende të tjera – por ka edhe presion që kompanitë të rikthehen në punë, me paralajmërimin e Presidentit Kinez Xi Jinping këtë javë se vendit i duhej të stabilizonte ekonominë e saj.

Në një përpjekje për të kufizuar kontaktin social për të ngadalësuar përhapjen e virusit, i njohur zyrtarisht si Covid-19, miliona punonjës në Kinë dhe zona të tjera të prekura aktualisht punojnë nga shtëpia.

Për disa të punësuar, si mësuesit që kanë zhvilluar klasa në mënyrë dixhitale për javë, puna nga shtëpia mund të jetë një makth.

Por në sektorë të tjerë, ky eksperiment i papritur është pritur aq mirë sa që punëdhënësit po mendojnë ta miratojnë atë si një masë më të përhershme. Për ata që mbrojnë mundësi më fleksibël të punës, javët e kaluara shënojnë një hap të mundshëm drejt një reforme të përhapur – dhe të shumëpritur.

“Është një provë që ne nuk kemi zgjedhur me të vërtetë për ta zbatuar, por ne jemi mjaft të lumtur me të,” tha Brice Lamarque, drejtor i shitjeve dhe llogarive në një agjensi interneti dhe markash në Hong Kong. Pothuajse të gjithë punonjësit e agjencisë kanë punuar nga shtëpia këtë muaj – dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa këshillon qeveria e Hong Kongut, tha ai.

Edhe pse industritë me bazë dixhitale mund të jenë më të përshtatshme për të punuar nga shtëpia, avokatët kanë bërë presion për vite me radhë për ta bërë punën më fleksibile, duke argumentuar se mund të bëhet me infrastrukturën e duhur, në dobi të të punësuarve dhe punëdhënësve.

Dekada e kaluar ka parë zgjerim të mundësive për punë në distancë dhe rritje të listave në punë në distancë – dhe kjo ndërrim është kryesisht për shkak të teknologjive të reja dhe ndryshimit të demografisë familjare.

Lëvizja është përqafuar nga shumë prindër, të cilët thonë se aftësia për të punuar nga shtëpia e bën më të lehtë mundësimin e kujdesit për fëmijët dhe një karrierë. Shumë familje që nuk mund të përballojnë dado ose kujdes ditor, përballen me një vendim të vështirë kur kanë fëmijë, me një nga prindërit – shpesh gruaja – duhet të sakrifikojnë përparimin në karrierë për t’u kujdesur për fëmijën e tyre.(CNN)