Komisioni Evropian solidarizohet me Shqipërinë, 15 milionë euro ndihma dhe një konferencë donatorësh

Komisioni Evropian, organi më i lartë ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka shprehur në ditën e sotme kontributin financiar që do të dërgojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Në një deklaratë zyrtare, presidentja më e re e komisionit Ursula Von der Leyen është shprehur se që prej momenteve të para BE-ja ka mobilizuar stafin e saj teknik duke e dërguar drejt Shqipërisë 200 ekspertë:

Deklarata e plotë:  

BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga disa vende të BE-së.

 Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh“- u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. /SCAN