Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka deklaruar se nuk ka pasur “reflektim të situatave negative” deri më tani në Këshill për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.
Yener në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend ka përfunduar.
Ai theksoi se nuk ka pasur raportime negative në Këshill lidhur me zgjedhjet, duke falënderuar pjesëmarrësit në proces.
Yener gjithashtu uroi që zgjedhjet të jenë në dobi të vendit.
Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan.
Mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për deputetë ishin në garën e sotme në zgjedhje.
Në garë ishin pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë, si dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste.