Kërcejnë valutat kryesore – Rritje e fortë 0për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin Brenda natës!

Pas një periudhë rënieje të vazhdueshme të konsiderueshme përgjatë dy javëve tashmë të gjitha valutat kryesore kanë regjistruar një rritje befasuese dhe të fortë gjatë kësaj nate duke u forcuar ndjeshëm dhe rikuperuar pikë në raport me dje dhe ditët paraardhëse.

Dollari amerikan blihet sot me 92.6 lekë ndërsa shitet me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane sakaq është blerë sot me 102.8 lekë dhe është shitur me 104.9 lekë.

Franga zvicerane blihet sot me 106.8 lekë dhe shitet me 109 lekë ndërsa Paundi britanik është blerë sot me 118.8 lekë dhe është shitur me 121.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN