“Ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”/ Kërcënoi me sms drejtorin e Burgjeve, dënohet me 10 muaj burg

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 10 muaj burg Muharrem Zelijan, i cili u akuzua se kërcënoi me sms kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismaili.

Vendimi është dhënë nga gjyqtar Artan Gjermeni.

Mësohet se kërcënimi është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit.

Identifikimi i personit në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh,ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit.