Kokaina e kapur sot në Maminas është komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Policia shqiptare kapi 613 kg kokainë që vinte me kamionët e bananes nga Kolumbia të porositura nga kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas të Durrësit dhe pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë.

Tabliodët botërore si Daily Mail, New York Times, The Sun kanë shkruar për këtë ngjarje.

“Policia shqiptare ka kapur 613 kilogramë drogë që ka arritur me anijet e bananeve nga Kolumbia. Sipas policisë nëse lënda narkotike do të shitej, trafikantët do të pvrfitonon 180 milionë Euro”, shkruan Daily Mail.