Kapen 26 klandestinë në Kukës

Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariatin e qytetit 26 irakianë.

Mësohet se ata erdhën në qytetin e Kukësit gjatë pasdites së sotme me qëllim kalimin në mënyrë ilegale të kufirit Shqiperi – Kosovë përmes Morinës.

Ata ishin 13 burra, 5 gra dhe fëmijë të moshës 4 -13 vjeç, transmeton Ora News.

Policia po punon për zbardhjen e ardhjes së tyre dhe po i interviston aktualisht.