Është zhvilluar mes tensioneve, përplasjeve fizike dhe tymueseve seanca plenare e kësaj të enjteje.
Deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me Gardën, të cilët tentuan t’i ndalonin të bllokonin me karrige foltoren e Kuvendit.
Pas tensioneve, maxhoranca kaloi direkt në votimin nen për nen të buxhetit të shtetit.
Në momentin e votimit, deputetët e PD ndezën flakadanë të shumtë dhe hollën në sallë kapsolla.
Megjithatë qeveria vijoi votimin e buxhetit, i cili u miratua në një kohë rekord prej 8 minutash.
I në seanacë i pranishëm është dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nuk mbajti asnjë prononcim, por thjesht mori pjesë në votim.