“Kanë firmosur 100% e delegatëve të Tropojës”/ Berisha: Nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa larguar me protesta narkoshtetin. Më 11 dhjetor marrim…

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” të mbajtur ditën e sotme në Tropojë shprehu garancinë se të gjithë delegatët e Tropojës kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Berisha u bëri edhe njëherë thirrje drejtuesve të PD që sipas tij nuk janë zgjedhur por emëruar në pozicionet e tyre, të japin dorëheqjen.

“Gjatë gjithë karrierës time politike kam bërë gjithçka për një marrëdhënie të mirë me SHBA-të. Jam krenar për këtë gjë. Por ajo letër erdhi nga armiqësia e Geroge Soros. Unë nuk kam patur asgjë personale me të. Nuk mund të pajtohesha kurrë me veprimet e tij. Ai mori shoqërinë civile dhe ai dha Edi Ramës në dorë. Në statut do të krijojmë një nen të ri që nëse humb zgjedhjet kryetari largohet. Ky nen do të quhet neni Basha. Le të na bëhet mësim që të mos përsëritet historia si kjo. Statuti do të ketë një nen të ri ku Azem Hajdari do të shpallet president i përjetshëm i PD. Ju ftoj të gjithë të vini me 11 dhjetor edhe ata që s’kanë firmosur në këtu kanë firmosur 100%. Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, por para se të vijmë tek zgjedhjet do të votojmë me këmbë dhe duart tona me protesta deri në përmbysjen e narkoshtetit pastaj do të bëhen zgjedhjet. Me 18 dhjetor formohet shoqata Basha-Bardhi. Është vetë Basha që ka rënë brenda me këmbët e tij me dosjet Toyota Yaris dhe Muzin. I ka gënjyer të gjithë demokratët dhe mua për dy dosjet. Drejtuesit e PD nëse kanë sado pak vlerësim për PD-në duhet të japin dorëheqjen. Kuvendi i PD me 11 dhjetor dotë marrë të gjitha masat që ju dëshironi për ta shndërruar PD-në në shtëpinë e lirisë”- tha ai.