“Kanali i Stambollit”, ja 11 gënjeshtra dhe 11 të vërteta

1. Gënjeshtër: Nëse ndërtohet “Kanali i Stambollit”, do ndikojë në shterpësi.
E Vërtetë: Kanali i Suezit në Egjipt u ndërtua në 1869-tën. Nga 34 milion, popullsia në Egjipt arriti në 101 milion në 50 vjet. Po ashtu, popullsia prej 334 mijë banorë kur u hap Kanali i Panamasë, sot ka arritur në 4 milion.

2. Gënjeshtër: Projekti “Kanali i Stambollit”, nuk ka asnjë bazë shkencore.
E vërtetë: Rreth 200 akademikë dhe ekspertë nga universitetet Boğaziçi, ÖDTÜ, İTÜ, Gazi, Başkent, Atılım, Çankırı Karatekin, kanë kryer studime të detajuara në 33 degë shkencore.

3. Gënjeshtër: Punimet rreth kanalit do të ndikojnë në ndryshimin e regjimit të erës, temperaturës dhe lagështisë duke bërë që për një kohë të shkurtër Stambolli të kthehet në një ishull nxehtësie.
E vërtetë: Nuk do ketë asnjë ndërtim pranë brigjeve të Liqenit Küçükçekmece dhe kjo zonë do të vazhdojë të mbrohet me statusin e zonës së mbrojtur natyrore.

4. Gënjeshtër: Qyteti antik i Bathenoas, Shpellat e Yarimburgaz, e vendosur në brigjet e liqenit Küçükçekmece, do të shkatërrohen nga projekti.
E vërtetë: Projekti nuk ka asnjë lidhje me Qytetin e Lashtë dhe Shpellat në fjalë.

5. Gënjeshtër: 23-35 miliardë lira kosto të panevojshme do tʹi ngarkohen Bashkisë së Stambollit.
E vërtetë: Kostot e rindërtimit të objekteve të infrastrukturës që i përkasin Bashkisë së Stambollit nuk arrijnë në 10 miliardë lira.

6. Gënjeshtër: Do aplikohen taksta të reja.
E vërtetë: Kostoja e projektit është 75 miliardë lira. Në shumë projekte përdoren metoda të tilla si, ndërto- opero, ndërto-jep me qera, apo partneriteti i fitimit.

7. Gënjeshtër: Ndërtimi do sjellë bllokime rrugësh, dhe për rrjedhojë do rëndojë trafikun.
E vërtetë: Kur të nisin punimet nuk do të përdoren rrugët urbane dhe periferike.

8. Gënjeshtër: Stambollit do tʹi shtohet një popullsi e re prej 1.2 milion banorësh.
E vërtetë: Popullsia maksimale e lejuar në këtë rajon do jetë 500 mijë banorë.

9. Gënjeshtër: Ideja e projektit është hedhur me qëllim për të pasuruar rrethin e ngushtë të Erdoganit.
E vërtetë: Ideja e këtij projekti është hedhur për herë të parë nga Bylent Ecevit, më 17 Janar 1994.

10. Gënjeshtër: Çdo ditë e më shumë trafiku detar në ngushtica është më pak evident.
E vërtetë: 45 mijë anije kalojnë çdo vit përmes ngushticës së Bosforit dhe Çanakalasë. Në vitet e ardhshme, kjo shifër pritët të rritet në 75 mijë.
11. Gënjeshtër: Trafiku detar nuk është një shqetësim evident për ngushticat detare.
E vërtetë: Anijet e tonazhit të rëndë detyrohen të presin javë me radhë. Koha mesatare e pritjes për një anije standarde është 13.5 orë. Kanali i Stambollit do të përbëjë një alternativë shumë tërheqëse për anijet e tonazhit të rëndë dhe jo vetëm.