Një 40-vjeçar i cili ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator një sasi cannabisi është arrestuar nga policia në Fier.
Në pranga ra A. K., 40 vjeç, banues në Fier, cili përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme.
40-vjeçari përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.
Barnat dhe pajisjet dentare si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, u sekuestruan nga policia.
Ai do të hetohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”