Kaloi një vit nga hapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja për adhurim

Ka kaluar një vit pas hapjes së Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) për faljen e namazit pas 86 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë e hapur përsëri për faljen e namazit më 24 korrik me namazin e xhumasë, besimtarët muslimanë falën namazin e sabahut.

Persona nga shumë vendet vërshuan drejt xhamisë ndërsa ato që erdhën para kohës së namazit lexuan Kur’an dhe u lutën.

Gjatë faljes së namazit u respektuan rregullat e distancimit në kuadër të masave të koronavirusit të ri (COVID-19).

Imam në namazin e sabahut ishte kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş.

Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.

Xhamia Ajasofja u rihap për adhurim më 24 korrik 2020.