Kalın dhe O’Brien zhvilluan bisedë telefonike për Libinë, Sirinë dhe luftën kundër terrorizmit

Gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e krijimit të kushteve për një armëpushim të qëndrueshëm në Libi

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë nga zyra e zëdhënësit thuhet se u diskutuan Libia, Siria dhe lufta kundër terrorizmit.

Marrëdhëniet ekonomike dhe sektori i shëndetësisë u diskutuan gjithashtu si pjesë e luftës kundër epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e krijimit të kushteve për një armëpushim të qëndrueshëm në Libi, rivendosjen e procesit të negociatave dhe heqjen e shqetësimeve që Qeveria e Pajtimit Kombëtar i ka në lidhje me sigurinë.

Gjithashtu është theksuar rëndësia e ofrimit të mbështetjes për aktorët legjitimë dhe të besuar për zbatimin e procesit të zgjidhjes politike të udhëhequr nga OKB.

Janë përsëritur pritshmëritë e përbashkëta për rifillimin e armëpushimit në Idlib dhe është përsëritur se aktivitetet e Komitetit Kushtetues do të japin rezultate konkrete për të shpejtuar procesin e një zgjidhjeje politike në Siri.