“Ka qenë vërtetë natë e mirë”/ Ministrja Manastirliu mbërrin te Trauma, viziton të lënduarit nga aksidenti i ndodhur në Tiranë: Keni shpëtuar për mrekulli

Ministrja Ogerta Manastirliu është zhvendosur në spitalin e Traumës, ku janë duke marrë ndihmë mjekësore 5 të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Tiranë.

Mjeku i Traumës ka deklaruar se në spital ndodhen 5 persona që po marrin ndihmë mjekësore, me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën, ku 2 prej tyre ndodheshin në automjet dhe 3 prej tyre në autobus.

“Keni shpëtuar për mrekulli. Ka qenë vërtetë një atë e mirë”, dëgjohet t’u thotë ministrja të lënduarve.

“Organizmi ka qenë shumë i mirë, shteti ka qenë në këmbë, policia, ambulanca ka mbërritur shumë shpejt”, u shpreh Manastirliu.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, ku autobusi i linjës “Unaza” është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana, po ashtu edhe automjeti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.