Jemi në proces reflektimi për një PD të fortë e të bashkuar, thotë Basha

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike është “në proces reflektimi”, i cili nisi që pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, dhe se mban përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

Në një prononcim për gazetarët, ai tha se do të mblidhet kryesia e PD-së, e që do të merren vendime në mënyrë që Partia Demokratike të dalë nga ky proces “e fortë dhe e bashkuar”.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë garë për kryetar, e nëse ai do të kandidojë, Basha tha se “akoma nuk është shkuar në atë fazë”.