Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 101 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.
Monedha europiane gjithashtu ka pasur një zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa ka humbur pikë ën raport me dje duke u blerë sot me 105.3 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar humbje të vlerës këtë fund jave teksa është blerë sot me 108.6 lekë dhe është shitur me 109.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.
Paundi britanik ka qëndruar në pozicion rritës këtë mbyllje jave teksa ka fituar pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 121 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë.
SCAN