Java e ‘akullt’ e tregut valutor – ‘Rrëzohen’ Dollari, Paundi, Franga dhe Euro!

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të fortë këtë fillim jave pasi ka humbur ndjeshëm pikë në raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane i është afruar nivelit të 102 lekë krahasuar me javën e shkuar teksa është blerë sot me 102.2 lekë dhe është shitur me 103.1 lekë duke e nisur këtë javë negativisht.

Franga zvicerane blihet sot me 105 lekë dhe shitet me 106.3 lekë duke shënuar edhe ajo një zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me javën e kaluar referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim teksa është ai ka pasur një zbritje të ndjeshme të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 118.6 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë.

SCAN