Ja se si Kim Jong Un ja del të kontrabandojë makinat luksoze Maybach

Sipas kësaj forme, Koreja e Veriut besohet se i blenë edhe mjetet për të ndërtuar armë nuklearë, të cilat i mbanë sekret.

Është një mister i vërtetë mënyra se si ja arriti Kim Jong Un të blinte një Mercedes-Maybach në Korenë e Veriut ndërkohë që prodhuesi i këtyre makinave nuk ka një marrëveshje me shtetin e diktaturës. Epo nuk është më një mister, pasi ky artikull sqaron se si arriti lideri i Koresë së Veriut të merrte makinat luksoze.

Nuk është një vendim i kompanisë Mercedes për të mos bërë biznes me regjimin e izoluar dhe problematik. Janë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ato që nuk lejojnë kompanitë të shesin të mira luksoze në Korenë e Veriut, prandaj përfaqësuesit e kompanisë Daimler u shprehën qartë se marka i qëndron korrekte këtyre rregullave, shkruan Auto Ekspress.

Pavarësisht kësaj, lideri është parë duke udhëtuar me një Mercedes-Maybach S600. Burimet e shpjegojnë se si ka ndodhur diçka e tillë.

Shkurtimisht, makinat ishin të kontrabanduara. Surprizë e madhe, apo jo?

Nga kërkimet 8-mujore të bëra në lidhje me këtë çështje, është gjurmuar rruga që kanë ndjekur dy Maybach-ët për të shkuar tek Kim Jong Un përmes oqeanit.

Çfarë rruge ndoqën makinat për të hyrë në shtetin e diktaturës?

Makinat kanë lënë Portin Holandez të Roterdamit për të mbërritur në Osaka të Japonisë. Nga atje, makinat u transportuan në Busan, Korea e Veriut.

Sidoqoftë, askush nuk i kaloi makinat përtej kufirit. Automjetet vazhduan rrugëtimin në një anije tjetër për në Rusi, por sistemi i gjurmimit ndaloi së punuari për 19 ditë gjatë transportit tranzit. Sapo sistemi i gjurmimit rikuperoi sinjalin, anija u nis në drejtim të kundërt e ngarkuar me qymyr dhe pa makina.

Sipas gjurmimeve, në portin rus ku anija kishte mbërritur më parë, nuk ishte regjistruar asnjë makinë. Por ajo që dimë, është se pak ditë pasi kjo anije kishte mbërritur në Rusi, tre avionë korean ngarkesash lanë Rusinë për në Pyongyang të Koresë së Veriut.

Kjo veprimtari në det, sidomos ndalja e sistemit të gjurmimit, është një taktikë e zakonshme që përdoret për të shkelur sanksionet.

Por nuk është gjëja më e keqe në botë kontrabandimi i një makine të bukur. Ajo që duhet të na shqetësojë vërtetë është se çfarë tjetër kalon kufinjtë në një mënyrë të tillë?