Ja kush po e shkatërron Shqipërinë!

Nga Mustafa Bajrami

(Konstatim i dalë nga leximi i vazhdueshëm që i bëjë Shqipërisë!)
Mediumet dhe një mori analistësh politikë të cilët kanë krijuar monopol mbi mendimin e përgjithshëm shqiptarë, të cilët servojnë opinione të caktuara e të vazhdueshme, janë ata që po shkatërrojnë më së shumti Shqipërinë. Këto mediume e këta analistë, mbështesin, mbrojnë e promovojnë njerëz të caktuar të politikës shqiptare, në kompenzim të pasurimit enorm të vetvetes, në dëm të shqiptarëve. Këta merren me emra liderësh të partive, shajnë njërin, mbrojnë tjetrin e ofendojnë të tretin. Ama thuajse asnjëherë nuk ofrojnë zgjidhje. Nuk ka emër a institucion shtetrorë shqiptar që nuk është sha nga goja e këtyre analistëve. Ata nuk e kanë dert Shqipërinë aq më pak fatin e shqiptarëve. Atyre u intereson shikueshmëria, përfitimi, eventualisht edhe ndoj gjë tjetër, por jo zgjidhja e as prosperiteti i Shqipërisë. Nuk janë (vetëm) politikanët shqiptarë ata që e sollën Shqipërinë në këtë gjendje të trishtë e të mjerueshme. Politika nuk do të arrinte dot t’i bënte kaq shumë keq Shqipërisë pa mbeshtjetjen e këtyre mediumeve dhe këtyre analistëve. Këta janë strumullari që po i traumatizon kaq shumë shqiptarët.
Është i pashpjegueshëm fakti si arritën këto mediume e këta analistë të pasurohen kaq shumë e deri në atë nivel sa të krijohet përshtypja se ato studio, ajo teknologji e përdorur atje e ato rrobe të shtrenjta që i veshin ata analistë, janë diku në një shtet të pasur, shumë të pasur, e jo në një vend të varfër nga ku ikin qytetarët ditë e më shumë, siç është Shqipëria. Opinionistë të caktuar në Shqipëri krijojnë opinione që, duke portretizuar politikanë kinse shpëtimtarë, natyrisht për interesa të tyre, shqiptarët i dezinformojnë dhe i orientojnë gabueshëm, vetëm për interesa të tyre, rrallë herë në dobi të shqiptarëve.
Si është e mundur që një opinionist të shkojë deri atje sa të diskreditojë personalitetet historike e politike deri në përmasa nënçmimi, deri në përmasa të urrehen pastaj nga shqiptarët. Të shahen pastaj ato personalitete me gjuhën më të ulët! Nga kush e prej ku duhet ta kishin marrë gjithë këtë fuqi e gjithë këtë guxim këto mediume e këta analistë, që e thonë edhe ate që s’bënë të thuhet e nuk guxon të thuhet?! Dyshoj nëse gjithë këtë fuqi ua jep vetëm klasa politike!
Falë Zotit në Kosovë ende nuk e kemi këtë gjendje, ani pse edhe tek ne ka tendenca të bëhet e njëjta sikur në Shqipëri.
Është fat i zi i shqiptarëve tu ndodhë e gjithë kjo atyre dhe Shqipërisë. Ata nuk duhet t’i lejojnë këto mediume e këta analistë të thonë e të bëjnë çka të donë, gjithënjë në dëm të Shqipërisë.!